Miroslav Lajçak flet për diskutime intensive me Vuçiqin në Davos

16:02 | 18 Janar 2023

Lajçak flet për diskutime intensive me Vuçiqin në Davos.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që ka pasë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Para një diskutim intensiv me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Forumin Ekonomik Botëror 2023. Ne folëm për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve përpara vizitës së përbashkët në Kosovë dhe Serbi këtë të premte”, ka thënë Lajçak.

Lajçak më herët njoftoi edhe për takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

“E nisa ditën në Davos me një diskutim të thellë me kryeministrin me kryeministrin Albin Kurti. Ne folëm rreth hapave të ardhshëm në dialog dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale që kërkojnë nguti”.

Komento: