Arrestohet një person në Jarinje, ishte i dënuar nga Gjykata në Mitrovicë

18:27 | 18 Janar 2023

Një serb 41-vjeçar është arrestuar në Pikë Kalimin Kufitar-Jarinje për shkak se ishte i dënuar më parë nga gjykata për mashtrim.

M.C i lindur në Beograd ishte në kërkim me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi ishte dënuar më parë nga e njëjta gjykatë me 350 euro, zëvendësuar me 17 ditë burgim, për veprën penale mashtrim.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinin me organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Komento: