Vjosa Osmani bën sot homazhe tek varri iIbrahim Rugovës

09:17 | 21 Janar 2023

Presidentja Osmani bën sot homazhe pranë varrit të ish-presidentit Rugova.

Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë sot homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së tij.

Osmani do të vë kurora pranë varrit të tij në Prishtinë, rreth orës 10:00.

Homazhe tek varri i ish-presdentit do të bëj edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpartiakë, rreth orës 09:00.

Komento: