Kiara flet me banorët: “Mendoj që Luizi është i ndikuar, jo i dashuruar”

18:40 | 22 Janar 2023

“Mendoj që Luizi është i ndikuar, jo i dashuruar”, Kiara flet me banorët.

Që prej mëngjesit, në pamundësi për tu marrë me Luizin, banorët kanë ‘sulmuar’ Kiarën. Ishte Olta ajo që rihapi edhe njëherë temën lidhur me qëndrimin e saj, për raportin Luiz-Kiara.

Ndonëse Kiara u përpoq të bindi Oltën se mendimi i saj është i gabuar, kjo e fundit tha se i qëndronte mendimit të saj që Luizi e dashurën atë, ndërsa Kiara nuk ndjen asgjë.

E lodhur nga kjo situatë, Kiara i kërkoi Oltës të mos merrej më me të, por të priste të dilte Luizi nga dhoma dhe të diskutonin bashkë lidhur me këtë çështje.

Olta nga ana tjetër i tha Kiarës se nuk është fare objektivi i saj dhe se nuk po kërkon të merret me të.

Komento: