Isa Mustafa godet ‘kryengritësit’ në LDK, flet për kandidaturat për kryetar

16:43 | 03 Prill 2019

LDK ka javë që ka nisur zgjedhjet e brendshme.

Lideri i LDK-së Isa Mustafa, thotë se i LDK-ja ende nuk ka kandidatë për kryetarë e as kryetarë në largim. Sipas tij, kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit.

Ky është statusi i plotë i Mustafës në Facebook:

Po informohem çdo ditë se kemi një proces të suksesshëm dhe demokratik dhe një interesim të gjerë për anëtarësime të reja në LDK. Fokusimi ynë është në zgjerimin e LDK-së, në zgjedhje të suksesshme në nëndegë dhe në degë.

Kandidimet për kryetarë të degëve dhe për Kyetar të LDK-së, sipas Statutit, do të bëhen në Kuvendet e degëve, përkatësisht atë qendror të LDK-së.

Tani LDK-ja nuk ka kandidatë për kryetarë e as kryetarë në largim. Zgjedhjet i fillon dhe i kryen LDK-ja duke e respektuar vullnetin e shumicës.

Ky vullnet do të dihet pasi të përmbyllet procesi në degë. Prandaj kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit.

Do tu isha mirënjohës gjithë atyre që e respektojnë këtë proces. IM

Komento: