Kërkohet paraburgim ndaj 9 personave.
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 9 personave.
Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se 9 personat dyshohen për tri vepra penale.
“Ju njoftojme se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kerkese per caktimin e mases se paraburgimit ne Gjykaten kompetente, ndaj 9 personave per shkak te veprave penale “Keqperdorimi i pozites apo autoritetit zyrtar”, “Keqperdorimi dhe mashtrimi ne prokurim publik” dhe “Mashtrimi”, sipas KPRK-se”, tha Ulaj për Gazetën Express.