Një 48-vjeçar është vrarë mbrëmë Kaçanik
.
Policia e Kosovës bëri të ditur se viktima është gjetur pa shenja jete në një veturë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër.
Nga hetimet e para dyshohet se në drejtim të veturës së tij është shtënë me breshëri plumbash dhe autorët janë larguar në drejtim të panjohur.
Në media raportohet se personi që ka mbetur i vrarë është Nusret Cena, veteran i UÇK-së.
Cena është emër i njohur për drejtësinë. Emri i tij është përmendur në në çështjen e njohur si “Grupi i Kaçanikut”, lidhur me vrasjen e trefishtë të kryer më 27 dhe 28 shtator 2007, në vendin e quajtur te “Ura e Lepencit”, afër fshatit Soponicë, Ferizaj.
Për këtë rast të njëjtin Gjykata e Qarkut në Prishtinë e kishte shpallur të pafajshëm.
Emri i Nusret Cenës ishte përmendur edhe në rastin “Sekiraqa”. Ai dyshohej se kishte gisht në shpërthimin që ndodhi në kafenenë “Sekiraqa”, me 27 shtator të 2007-ës.
Eksplozivi kishte shpërthyer më 27 shtator 2007 në lokalin që ndodhej në lagjen “Dardania” në Prishtinë, nga i cili ishin plagosur njëmbëdhjetë vetë.
Nysret Cena atëherë ishte liruar nga akuzat. Cena do të lirohej nga akuza edhe në rastin e dytë me arsyetimin se ishte çështje e gjykuar.
Kujtojmë se policia bëri të ditur sot se jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka, ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar.
Trupi i tij është dërguar për autopsi.