Aksident i rëndë, makina godet keq një çiklist

20:09 | 03 Prill 2019

Policia jep detaje për aksidentin në Bardhosh.

Sot rreth orës 17:00, një kamionetë ka goditur një çiklist në fshatin Bardhosh.

Rreth orës 17:00, sot në fshatin Bardhosh një kamionetë ka goditur një çiklist, kështu duke i shkaktuar edhe lëndime.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë për lajmi.net, se për shkak të lëndimeve të marra, çiklisti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 17: 00 është raportuar për një aksident të ndodhur në rrugën magjistrale në fshatin Bardhosh. Të përfshira kanë qenë një kamionetë dhe një çiklist. Një person i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka treguar Borovci.

Ai po ashtu ka thënë për lajmi.net, se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident.

Komento: