Detaje nga Policia për zjarrin te kazerma e FSK-së në Istog

12:49 | 26 Janar 2023

Policia jep detaje për zjarrin te kazerma e FSK-së në Istog.

Një barakë afër kazermës së FSK-së në Dubravë të Istogut është përfshirë nga zjarri.

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, përderisa policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Këto informacione i dha për Gazetën Express Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për Pejë.

“Rreth orës 11:35 policia është njoftu për një zjarr te kazerma e FSK-së në Istog, konkretisht në Dubravë. Zjarri e ka kaplu një objekt ndihmës, një barakë. Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi.

Komento: