Vlora Çitaku reagon pas arrestimi të aktivistit të PDK-së: Republika e Albinit – Miloti në burg, Martini në liri

16:56 | 26 Janar 2023

Çitaku pas arrestimi të aktivistit të PDK-së: Republika e Albinit – Miloti në burg, Martini në liri.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas arrestimit të një aktivistit të kësaj, i cili sot gjatë ditës realizoi një aksion simbolik kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se derisa aktivistin e dërgojnë në burg, Martin Berishaj është i lirë.

“Dmth, Martini në liri e Miloti në burg. Republika e Albinit”, ka shkruar Çitaku.

Aktivisti i PDK-së, Milot Krasniqi sot mbuloi me dinarë të prindutar të Serbisë ambasadorin e Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, në shenjë proteste për aferën e madhe financiare që është përfshirë dhe tregtimin e energjisë me kompaninë GEN-I me seli në Beograd.

“Ambasadori Martin Berishaj është paguar miliona euro nga GEN-I i Serbisë, para të cilat janë tërhequr dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar. Është e papranueshme dhe e pafalshme mbrojtja që po i bëhet ambasadorit Berishaj nga Kryeministri Kurti”, u tha në deklaratën e publikuar në faqen e PDK-së.

Komento: