“Mendimi im është të jem me ty deri në fund të jetës”, Luizi i premon Kiarës dashuri deri në frymën e fundit

22:26 | 26 Janar 2023

Sot në “Big Brother VIP Albania” ka ndodhur edhe një debat tjetër mes Kiarës dhe Luizit.

Pasi që Olta i kishte kërkuar Luizit që të puthë Kiarën, kjo e fundit kishte refuzuar, duke nxitur kështu një debat të ri mes saj dhe Luizit.

“Unë po të them dua hapësirë. Nuk dua presion, të kam thënë se jam tip më i mbyllur. Më duhet kohë që të shoh gjërat e mija. Jo pse e kërkoj Olta apo dikush…”, ka thënë Kiara duke aluduar se nuk mund të jap puthje vetëm pse ja kërkojnë banorët e tjerë.

Ndërkaq, Luizi i është drejtuar Amosit duke i thënë se Kiara vetëm bën këshilloj kërkesa dhe pastaj kthehet sërish.

Madje Luizi ka thënë se e ka ndarë mendjen se dëshiron ta kalojë jetën me Kiarën.

“Mendimi i im është të jem me ty deri në fund të jetës”, i është drejtuar Luizi Karës.

Kësisoj ai ka bërë edhe një herë të qartë Kiarës se ndjenjat e tij për të janë të vërteta dhe nuk e ka fare për lojë.

Për me tepër shikojeni videon… /ORAinfo/

Komento: