Parashikimi imotit për vikend, vende-vende me borë

13:21 | 27 Janar 2023

Fundjava vranët, vende-vende borë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

Ndërkaq, IHK për të dielën parasheh mot kryesisht të vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Komento: