Vlora Çitaku flet nga Haga: Nuk ka dilemë se maskat do të bien dhe luftëtarët tanë do të kthehen fitimtarë

14:05 | 27 Janar 2023

Çitaku nga Haga: Nuk ka dilemë se maskat do të bien dhe luftëtarët tanë do të kthehen fitimtarë.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku sot ka vizituar disa nga ish-krerët e UÇK-së që gjenden në paraburgim në Hagë.
Çitaku ka deklaruar se së bashku me dy ish-këshilltarët e Hashim Thaçit, Bekim Çollakun dhe Artan Behramin, kanë takuar ish-presidentin Thaçi në Hagë, ndërsa shkurt kanë takuar edhe Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, shkruan lajmi.net.

“Si gjithmonë, i gjetëm me disponim të mirë. Plot besim në drejtësi. Beteja të cilën baca Jakup, Thaçi, Veseli e Selimi e kanë para vetes është betejë për të kaluarën dhe të ardhmen tonë si komb. Mirëpo, nuk ka dilemë se maskat do të bien dhe luftëtarët tanë do të kthehen fitimtarë”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka deklaruar se vetëm njerëzit e jashtëzakonshëm ballafaqohen me sfida të jashtëzakonshme, ndërsa ka shtuar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të luftës pritet të fillojë së shpejti.

“Besojmë që e vërteta dhe drejtësia do të ngadhënjejnë përballë shpifjeve dhe inskenimeve”, ka përfunduar Çitaku.

Komento: