Rama viziton Skenderajn dhe Mitrovicën, ofron mbështetje për banorët

20:27 | 27 Janar 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar Skenderajn dhe Mitrovicën pasi këto dy komuna ishin prej atyre që prekën më së shumti nga vërshimet.

“Bashkë me Nënkryetaren e Kryeqytetit, Donjetën, vizituam dy nga qytetet më të prekura nga vërshimet, Skënderaj dhe Mitrovicën, për të parë nga afër gjendjen”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama falënderoi kryetarin e Skënderajt për pritjen, dhe ofroi mbështetjen e tij për ta.

Kujtojmë se, të enjten, kryetari i komunës së Mitrovicë, Bedri Hamza, njoftoi se për t’i tejkaluar dëmet nga vërshimet, komuna ka ndarë gjysmë milioni euro.

Edhe gjysmë milion të tjera janë mbledhur me kontribut të qytetarëve gjatë një aksioni humanitar po të njëjtën ditë. Këto para do të ndahen për të gjitha komunat e prekura.

Postimi i plotë:

Komento: