Kiara i bën premtimin e madh Luizit

20:30 | 27 Janar 2023

Luizi dhe Kiara janë përfshirë në një debat gjatë të enjtes, pas insistimit të Oltës për një puthje mes tyre.

Olta po diskutonte me Kiarën për marrëdhënien e saj me Luizin, ku theksoi se një puthje mes tyre është shumë e rëndësishme.

Kurse, Kiara i tha se do ta puth Luizin kur ta ndjen ajo dhe jo kur t’i thonë të tjerët.

Por kjo gjë nuk ndodhi pasi në darkë Luizi i ka shkuar pranë dhe e ka përqafuar dhe puthur siç ai bën gjithmonë.

E jo vetëm kaq, pasi Kiara i ka bërë një premtim që askush nuk e priste. Ajo i tha se kur të dalin jashtë do ta bëjë shumë të lumtur.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Do më bësh njeriun më të lumtur në botë kur të dalim jashtë?

Kiara: Po

Luizi: Ma jep fjalën

Kiara: Ta jap

Luizi: Seriozisht?

Kiara: Po pra!

Komento: