“Ishin të shtrira në rrugë, njëra 53 tjetra rreth 30 vjeçare”, flet vajza që pa të plagosurat

13:51 | 28 Janar 2023

Sot rreth orës 11:45 në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Policia menjëherë pas marrjes së informacionit ka dalë në vendin e ngjarjes.

Pas hetimeve fillestare dyshohet se një person i gjinisë mashkull ka plagosur me armë zjarri dy persona të tjerë të gjinisë femërore të cilat edhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti. Ndërkohë i dyshuari është identifikuar por ende mbetet në arrati.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërsa, dëshmitarët e që kanë parë rastin e plagosjes së dy grave sot në Fushë Kosovë, kanë rrëfyer ngjarjen për Klan Kosovën.

Sipas vajzës e cila ka parë të plagosurat të shtrira në rrugë, njëra dyshohet të jetë rreth të 50tave, kurse tjetra rreth të 30tave, që të dyja, dyshohet se janë plagosur nga një burrë vetura i cili është identifikuar por që akoma gjendet në arrati.

Komento: