LAJMI I FUNDIT: Gjendet i plagosur i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë

18:12 | 28 Janar 2023

Gjendet i plagosur i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë.

Emergjenca e Fushë-Kosovës ka konfirmuar se i dyshuari për plagosjen e dy grave sot në Fushë-Kosovë është gjetur i plagosur në një arë të kësaj komune.

Ata kanë thënë se i dyshuari, i lindur në vitin 1954, ka pasur dy plagë nën brinjë dhe ka qenë me shenja jete, ndërsa e kanë transportuar për në Emergjencën e QKUK-së.

Ekipi i emergjencës së Fushë-Kosovës është njoftuar nga Policia e Kosovës për këtë rast.

Komento: