Gorani: Qeveria nuk i ka thënë ‘jo’ Asociacionit

21:43 | 30 Janar 2023

Gazetari Dukagjin Gorani, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk i ka thënë ende ‘jo’ themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gorani tha se anipse prej intervistës së fundit në REL, është interpretuar se “Kurti është kategorikisht kundër Asociacionit”, kjo nuk është plotësisht e vërteta.

“Nesër në takimin e ambasadës do të ketë përfaqësues edhe nga zyra e kryeministrit, presidencës si dhe kryeparlamentarit”, ka thënë Gorani në T7.

Refuzimin e Asociacionit nga ana e Qeverisë së Kosovës, Gorani e sheh si tendencë për të blerë kohë “për ta krijuar një vullnet në shoqëri”.

“Meqë kemi njerëz që nuk duan të jetojnë në shekullin 21 atëherë më mirë do të ishte të kishte zgjidhje të shekullit 19 e që janë më efektive”, thotë Gorani referuar korrigjimit të kufijve.

E për Asociaiconin shton se “jeta në një asociacion nuk duhet të përjetohet si një konflikt e as si një fund i shtetësisë”.

Komento: