Xhuli po ‘çmendet’ pas Atdheut, e puthë edhe në këtë pjesë të trupit!

21:32 | 31 Janar 2023

Xhuli e puthë në shpinë dhe të pasme Atdheun në Big Brother VIP Kosova

Modelja Xhylije (Xhuli) Nura dhe influencuesi i rrjeteve sociale, Atdhe Xharavina, janë dy prej banorëve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Pasditen e së martës ata kanë vendosur ta kalojnë bashkë pranë e pranë njëri-tjetrit me banorët e tjerë në dhomën e gjumit.

Dyshja të cilët tash e sa kohë kanë krijuar një lidhje, nuk hezitojnë që t’ia shprehin njëri-tjetrit dashurinë në çdo cep të shtëpisë.

E teksa kanë qëndruar së bashku në shtrat, Xhuli nuk ka denjuar që t’ia shprehë dashurinë Atdheut, duke e puthur në shpinë dhe të pasme.

Ajo e inkurajonte të dashurin e saj që të flinte dhe t’i shmangej debatit që kishte me banorët e tjerë për një ndërhyrje paraprake që kishte bërë gjatë një debati.

Atdhe dhe Xhuli përndryshe janë komentuar shumë për raportin e tyre në BBVK.

Komento: