Zymer Bytyqi nënshkruan me Olympiacosin

23:01 | 31 Janar 2023

Zymer Bytyqyi ka nënshkruar me Olympiacosin.

Klubi grek ka njoftuar zyrtarisht këtë të martë për blerjen e kosovarit nga Konyaspori.

Bytyqi këtë sezon me skuadrën turke bëri 23 paraqitje, duke shënuar një gol dhe tre asistime.

26-vjeçari hodhi hapat e tij të parë në futboll në skuadrën norvegjeze Loura, pastaj vazhdoi te Sandnes Ulf, me të cilin nënshkroi një kontratë profesionale në janar të vitit 2012.

Në gusht të të njëjtit vit, ai u transferua në Red Bull Salzburg dhe në mars 2013 u kthye në Sandnes Ulf. Në janar 2015, ai nënshkroi një kontratë trevjeçare me norvegjez Viking, në të cilën bëri 154 paraqitje, duke shënuar 23 gola dhe duke dhënë 30 asistime.

Bytyqi ishte te Konyaspori nga viti 2021, skuadër me të cilën regjistroi në total 83 ndeshje, shënoi 11 gola dhe 15 asistime.

Zymer Bytyqi me Kombëtaren e Kosovës numëron 16 ndeshje, teksa ka shënuar një gol.

Komento: