Daut Haradinaj: Sa po e mbajke fjalën Kurti, unë e mbaj krytë ndër ujë

17:44 | 02 Shkurt 2023

Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas kushteve të vendosura nga kryeministri Albin Kurti për formimin e Asociacionit.

Haradinaj ka thënë se “e ka parë vendosmërinë e Kurtit”, ndërsa më tutje shtoi duke ironizuar “mirë që po reflekton”.

Në fund, ai ka thënë se “sa po e mbajke fjalën ky, unë e mbaj krytë ndër ujë’.

“E pashë vendosmërinë e Kurtit për të satën herë dhe mirë që po reflekton, ama sa po e mbajke fjalën ky unë e mbaj krytë ndër ujë!” – ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Të enjten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mënyrë më eksplicite se asnjëherë në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë praktikisht se mund ta pranonte Asociacionin nëse do të përmbusheshin gjashtë kushte të tij.

Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës; Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik; Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave cfarëdo të drejta për serbët në kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi; Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen; Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç’rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së; Dhe e fundit, Vuçiqi të tërheq letrat mosnjohëse që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian.” – tha më pas z. Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Komento: