Dyshohet se ngacmoi një burrë, arrestohet gruaja në Deçan

10:26 | 03 Shkurt 2023

Një grua është arrestuar në Deçan të enjten.

Ajo dyshohet se ka ngacmuar një burrë.

Policia nuk ka dhënë informacione shtesë lidhur me rastin.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ajo ka ngacmuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Komento: