Haradinaj nga ShBA: Kosova synon të jetë në NATO dhe në rresht me shtetet prijëse të demokracisë në botë

09:32 | 04 Shkurt 2023

Haradinaj: Kosova synon të jetë në NATO dhe në rresht me shtetet prijëse të demokracisë në botë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takuar Drejtorin e Departamentit të Mbrojtjes për Evropë dhe Politikat e NATO-s, Andrew L. Winternitz.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ka kërkuar nga Winternitz që angazhimi i ShBA-ve në forcimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës të jetë i vazhdueshëm.

“Në takim shpreha falënderimet më të larta për djemtë dhe vajzat amerikane që shërbejnë në Kosovë. Kërkova nga z. Winternitz që angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës të jetë i vazhdueshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt nga ShBA-të:

Vizita në Pentagon dhe takimi me Drejtorin Kryesor të Departamentit të Mbrojtjes për Evropë dhe Politikat e NATO-s, Andrew L. Winternitz ishte nder dhe i rëndësisë së veçantë.

Në takim shpreha falënderimet më të larta për djemtë dhe vajzat amerikane që shërbejnë në Kosovë. Kërkova nga z. Winternitz që angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës të jetë i vazhdueshëm.

Duke i falënderuar për mbështetjen e parezervë e cila rezultoi me formimin e Ushtrisë së Kosovës, potencova edhe njëherë se synim i Kosovës është që sa më shpejt të jemi anëtar i NATO-s, në rresht me shtetet prijëse të lirisë dhe demokracisë në botë.

Komento: