72 raste aktive me koronavirus në Kosovë

09:36 | 04 Shkurt 2023

72 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar për 16 raste të konfirmuar me Covid-19 në Kosovë nga 120 testime.

Sipas IKSHPK-së, 11 persona janë shëruar dhe tre të tjerë janë të hospitalizuar.

IKSHPK-ja gjithashtu njifton se janë të regjistruar 72 raste aktive.

Komento: