Bashkësia Islame e Kosovës mbledh mbi 123 mijë euro për Mitrovicën dhe Skenderajn

15:06 | 07 Shkurt 2023

BIK mbledh mbi 123 mijë euro për Mitrovicën dhe Skenderajn.

Kaq është shuma e mbledhur nga Bashkësia Islame e Kosovës për komunat Mitrovicë dhe Skenderaj.

Që u prekën nga vërshimet si pasojë e reshjeve të mëdha që ranë para disa javësh në Kosovë.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, falënderon të gjithë ata që kontribuuan në këtë aksion, duke e lutur Zotin Fuqiplotë që t’i shpërblejë me të mirat e kësaj dhe të botës tjetër!”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Komento: