Lajçak takohet me Von Cramon, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

19:24 | 07 Shkurt 2023

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak sot është takuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Lajcak përmes një cicërime në Tëitter tregoi se kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Pati një bisedë të mirë me @ViolavonCramon. Kemi shkëmbyer shënime mbi zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në Parlamentin Evropian. Unë jam mirënjohës për bashkëpunimin tonë të ngushtë të vazhdueshëm”, shkroi Lajcak.

Komento: