Nënkryetarja e PDK-së i reagon ministres Haxhiu që i tha prokurorit “dorëzohu”: Kjo mendësi nuk kalon

17:19 | 10 Shkurt 2023

Çitaku i reagon ministres Haxhiu që i tha prokurorit “dorëzohu”: Kjo mendësi s’kalon.

Zyrtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu pasi kjo e fundit në seancën e mbajtur sot për gazin lotsjellës i ka thënë prokurorit të rastit “Dorëzohu, s’është vonë”.

Çitaku thotë se Vetëvendosje i do të dorëzuar të gjithë, duke filluar nga mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat e deri te opozita.

Megjithatë ajo thotë se një mendësi e tillë në Kosovës s’kalon.

Reagimi i plotë:

“Dorëzohu, s’është vonë” i paska thënë prokurorit e pandehura Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë.

Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën.

Kjo mendësi nuk kalon në Kosovë.

Komento: