
Egzona Muqiqi, është njëra nga nuset më të komentuara të estradës.
Ajo është gruaja e këngëtarit të njohur, Albatrit Muqiqit, me të cilin ka një jetë shumë të lumtur.
Lidhje e tyre e dashurisë është forcuar që kur në jetë kanë ardhur tre fëmijët e tyre, shkruan ORAinfo.

Ani pse Egzona është bërë nënë në moshë të re, ajo është treguar e suksesshme edhe në biznesin e saj privat.
E sot për ditën e të dashuruarve, Egzona është befasuar nga një dhuratë e ëmbël nga burri i saj, Albatriti.
Ka qenë një buqetë e madhe me lule dhurata që Albatriti i ka bërë gruas së tij për Shën Valentinë.
“Te dua”, ka qenë përshkrimi krahas buqetës me lule. /ORAinfo/


