
Luizi dhe Kiara shkëlqejnë në ditën e Shën Valentinit.
Sonte mbahet “prime” i radhës i “Big Brother VIP Albania”.
Gjatë ditës së sotme është publikuar edhe kënga e Luizit kushtuar Kiarës, pikërisht në “Ditën e të Dashuruarve”.

Teksa kanë mbetur pak minuta deri tek “prime”, Luizi është bërë gati bashkë me Kiarën.

Ata janë zbukuar aq shumë sa po shkëlqejnë.

E Luizi ka lyer sërish flokët dhe është veshur me rroba elegante.
Sonte në “prime” pritet të ketë shumë emocione të forta.
