Ambasadori i ShBA-vë takom Jim Xhemën: Angazhimi i tij, demonstrim i lidhjeve tona të ngushta

20:27 | 15 Shkurt 2023

Hovenier takom Jim Xhemën: Angazhimi i tij, demonstrim i lidhjeve tona të ngushta.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar aktivistin e çështjes kombëtare, Jim Xhemën.

Takimi mes Hovenierit e Xhemës u bë në eventin e organizuar nga shoqata VATRA.

“Angazhimi dhe mbështetja e tij e gjatë për Kosovën janë një demonstrim i prekshëm i lidhjeve tona të ngushta”, shkroi Hovenier.

Kujtojmë se mbrëmë, ambasada e ShBA-së festoi Ditën e Pavarësisë së Kosovës në ambientet e ambasadës, ku pati edhe performancë nga Orkestra e Forcave Ajrore të ShBA-së në Evropë.

Komento: