Ende vetëm një kandidaturë zyrtare.
Vjosa Osmani nuk mohon mundësin e kandidimit. Bllokimin e saj e konsideron përjashtim nga partia
Vjosa Osmani, kishte shfaqur interes që në zgjedhjet e kaluar të LDK-së, të merr pozitën e kryetarës së kësaj partie.
Por, një gjë e tillë asaj i ishte pamundësuar në zgjedhjet e kaluar të kësaj partie.
Tani kur në partinë më të madhe opozitare, ka filluar përsëri procesi zgjedhor.
E deri me tani vetëm një kandidatur për kryetar të LDK-së është bërë publike.
Por, hyrjen në këtë garë nuk e mohon edhe Vjosa Osmani, porse nuk për një gjë të tillë nuk ka marr ende vendim të prerë.
Por, nëse i përsëritet historia e zgjedhjeve të kaluara, atëherë Vjosa Osamni këtë e konsideron përjashtim nga partia.
Ndërkohë, edhe brenda LDK-së ka mendime të ndryshme se kush duhet të jetë në krye të LDK-së.
Njëri ndër themeluesit e LDK-së, Rexhep Gjergji vlerëson se në krye të këtij subjekti duhet të vijnë figura të reja.
Ai thotë se Isa Mustafa nuk ka se çfarë ti ofrojë më LDK-së.
E Gjergji e sheh si të pranueshme Osmanin si kryetare të LDK-së, megjithatë thotë se kjo do ndodhë nëse ka zgjedhje të lira brenda partisë.
E krejt mendim të kundërt me Gjergjin ka ish anëtari i kryesisë, Astrit Haraqija, për të të jesh kryetar i LDK-së duhet bërë goxha investime në parti.
Inkuadrimin e të rinjve në LDK nuk e sheh si të mundur as analisti, Imer Mushkolaj.
Sipas tij, partia ende nuk është e gatshme të drejtohet nga breza të rinj.
Ndryshe, procesi zgjedhor brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar, ndërsa nuk pritet të përfundojë deri në gjysmën e këtij viti.