Lajmi I fundit: Ambasada e Kosovës në Gjermani ia dorëzon letrat kredenciale Princit të Kurorës së Mbretërisë së Danimarkës

16:25 | 04 Mars 2023

Ambasada e Kosovës në Gjermani ia dorëzon letrat kredenciale Princit të Kurorës së Mbretërisë së Danimarkës.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ia ka dorëzuar letrat kredenciale Princit të Kurorës së Mbretërisë së Danimarkës, Frederik André Henrik Christian, duke thënë se kjo për të është nder i madh.

Ajeti tha se Danimarka ka qenë dhe do të mbetet një përkrahëse e fuqishme e rrugës euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

“I gëzohem bashkëpunimit dhe përforcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës”, shkroi Ajeti.

Komento: