Prekazi ndez flakadanët e lirisë në përvjetorin e 25-të të Epopesë së UÇK-së

19:43 | 07 Mars 2023

Në Prekaz ka nisur manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, në kuadër të Epopesë së UÇK-së.

Përmes ndezjes së flakadanëve u kujtua sakrifica e familjes Jashari për çlirimin e vendit.

Në këtë manifestim po marrin pjesë akterë politikë, anëtarë të familjes Jashari e qytetarë të shumtë.

Emocione krenarie po përcillen nga ky manifestim, në 25 vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, raporton RTK.

Ndryshe, ndezja e flakadanëve u bë për herë të parë edhe në Prishtinë, ngjarje kjo që përmbylli manifestimin tre-ditor në nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Komento: