Gazetarja e pyet a do të kandidojë për kryetare të LDK-së, kjo është përgjigjeja e Vjosa Osmanit

08:39 | 06 Prill 2019

Ka disa javë që LDK ka nisur zgjedhjet e brendshme. Në këtë zgjedhje pritet të zgjidhjet edhe kryetari i ri i LDK-së.

Deputetja e LDK-së , Vjosa Osmani nuk e përjashtoi mundësinë që të kandidoië për kryetare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëse merr mbështetje nga delegatët e kësaj partie.

Këto komente ajo i bëri në emisionin “Argument Plus” në RTV 21.

“Kjo çështje më së shumti varet nga vullneti i delegatëve që do të zgjidhen nga vullneti i delegatëve që do të zgjidhen për Kuvendin qendror e më së paku varet nga vullneti im personal”, tha Osmani.

Sipas saj gara për kryetar të LDK-së nuk ka të bëjë me individë por me koncepte. Megjithatë Osmani deklaroi se nuk do të dalë kundër vullentit të delegatëve nëse ata do ta propozonin për kryetare.

“Ata do ta përcatojnë edhe vullnetin tim”, potencoi ajo.

Komento: