13-vjeçari në Shqipëri bie nga ballkoni dhe vdes, dyshohet se u zgjua jerm

11:35 | 08 Mars 2023
Ilustrim

Një 13-vjeçar në Elbasan ka humbur jetën në mëngjesin e të mërkurës, pasi ka rënë nga ballkoni i banesës.

Dyshimet e para janë se 13-vjeçari është zgjuar jerm, pasi ai vuante nga somnambulizmi (të ecurit në gjumë).

Sipas njoftimeve të Policisë së Shqipërisë viktima ishte e vetme në banesë në momentin kur ndodhi rasti.

“Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13-vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13-vjeçari ka qenë vetëm në banesë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.

Komento: