
Ministri Sveçla: Kosova sot bëri edhe një hap pozitiv më afër liberalizimit të vizave.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka komentuar lajmin që erdhi nga Këshilli i Ministrave të BE-së mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sveçla është shprehur se “Republika e Kosovës sot bëri edhe një hap pozitiv më afër liberalizimit të vizave”.
Ai i ka publikuar të gjitha votat e ministrave dhe i ka falënderuar për votën pozitive.
Besnik Bislimi: Po shkojmë drejt fazave të fundit të liberalizimit
“Jam i kënaqur që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar me shumicë votash liberalizimin e vizave për Kosovën. Falënderoj të gjithë Ministrat për votën pozitive dhe besoj që ky proces do të përmbyllet së shpejti”, shkroi ai.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt integrimit evropian në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë”.