Mos u largoni nga televizori, sot na presion këto super ndeshje

11:25 | 06 Prill 2019

Sot do të luhen disa derbi në ligat me të forta të Evropës.

Futbolli ka lezet këtë të shtunë pasdite. Tri derbe, në tri kampionate të ndryshme do të përcaktojnë shumë gjëra në tri liga.

Juventus-Milan fillon në orën 18:00, ndeshje e cila nuk do të lëkundë titullin në Serie A, por pritet të sjellë rivalitet në fushë dhe do të përcaktojë fatin e Milanit në garat evropiane.

Gjysmë orë më vonë, bota e futbollit ka vëmendjen në ndeshjen që pritet të përcaktojë direkt titullin në Gjermani. Bayern Munchen-Borusia Dortmund është supersfidë e Bundesligas.

Dortmund hyn në derby me dy pikë më shumë se Bayern dhe një barazim për ta do të ishte ideal. I pari me të dytin takohen edhe në La Liga.

Barcelona me një fitore të mundshme do ta kryente dilemën e titullit në La Liga, ndërkaq një fitore befasuese e Atleticos do të hapte fuqishëm luftën për titull ngase diferenca është aktualisht 8 pikë.

Komento: