Miroslav Lajçak informoi ambasadorët e huaj për hapat e ardhshëm në dialog

09:08 | 11 Mars 2023

Lajçak informoi edhe ambasadorët e huaj për hapat e ardhshëm në dialog.

dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, mbrëmë ka takuar ambasadorët e huaj në Kosovë dhe ka mbyllur vizitën dyditore.

Lajçak, pas mesnate, ka bërë të ditur se komunitetin ndërkombëtar e ka informuar për hapar e ardhshëm dhe pritjet për dialogun Kosovë-Serbi.

Mes tjerash, emisari edhe i ka falënderuar për interesimin dhe mbështetjen në këtë proces.

“E fundit, por jo më pak e rëndësishme, e informova Komunitetin Ndërkombëtar në Kosovë për gjendjen e dialogut, hapat e ardhshëm dhe pritjet tona për ditët dhe javët në vijim. Mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e tyre”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Kujtojmë se Lajçak në ditën e parë të vizitës ka takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti, para takimit në Ohër ku pritshmëritë janë që të dakordohet mbi udhërrëfyesin e zbatimit të Propozimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme ka takuar edhe krerët opozitarë ku mori qëndrimin e tyre për propozimin.

Komento: