
Propozimi i BE-së Kosovën dhe Serbinë i ndan “me letra”, thotë Tahiri
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështet plan-propozimin evorpian për normalizim të marrëdhënieve, shprehet Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ndërsa thotë përmes këtij propozimi ai tha se Kosova dhe Serbia “ndahen me letra”.
“Duhet të jemi shumë serioz ndaj kësaj marrëveshje”, u shpreh Tahiri.
“Porositë e faktorit ndërkombëtar, në krye me ShBA-në, janë shumë të qarta për Kosovën. Është porosia e parë që Kosova dhe Serbia duhet njëherë e përgjithmonë të ndahen, njëfarë forme të ndahen me letra. Ndarja me letra mes Kosovës dhe Serbisë është marrëveshja evropiane dhe amerikane. Ndaj kësaj marrëveshje duhet të jemi shumë serioz”, tha ai.