Tirana tronditet, vritet një grua në lokal – mes të plagosurve edhe një fëmijë

22:12 | 12 Mars 2023

Tronditet Tirana, vritet një grua në lokal – mes të plagosurve edhe një fëmijë.

Një grua humbi jeten dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një ngjarje të rëndë mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë.

Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda një lokali në zonën e Don Boskos, pranë një xhamie.

Dyshohet se në lokal është qëlluar me armë automatike.

Nga të dhënat e para mësohet se ka humbur jeten një grua rreth 50-vjeç që punonte si banakiere në lokal. Po ashtu janë plagosur disa persona, mes të cileve dhe një fëmijë.

Nuk ka informacione mbi identitetet e viktimes dhe të plagosurve./Vizion

Komento: