
Kurti i thotë në PE pritjet për Ohër: Plani i Zbatimit të ketë detaje konkrete.
Gjatë qëndrimit në Strasburg, Kryeministri Albin Kurti ka biseduar me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, eurodeputetin David McAllister.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit, Kurti foli për “përparimin demokratik të vendit, të njohur tashmë edhe në indekset ndërkombëtare në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsioni, lirinë e medias dhe të drejtave politike dhe lirive civile”.
“E krahas indikatorëve demokratikë, në dy vitet e fundit, u shënua edhe rritje ekonomike, rritje e të hyrave buxhetore pa ndryshuar politikat fiskale, eksporteve, dhe te investimet e huaja direkte. Duke dhënë kështu shembullin dhe ofruar dëshminë që demokracia cilësore dhe zhvillimi ekonomik mund të shkojnë krah për krah”, citohet të ketë thënë Kurti në takimin me eurdeputetin.
Në takim, njofton ZKM-ja, u diskutua pikërisht edhe për aplikimin e Kosovës dhe për rrugën përpara, dhe për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Kryeministri Kurti dhe eurodeputeti McAllister kanë disktuuar edhe për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE, për propozimin Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dakorduar në Bruksel me 27 shkurt, dhe për takimin që pritet të mbahet këtë fundjavë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
“Sa i përket planit të zbatimit të Marrëveshje Bazë sipas propozimin Evropian, kryeministri tha se ai duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar”.