Ambasadori gjerman i ndjek takimet e Kurtit në Strasburg: Implementimi i marrëveshjës esencial për rrugën drejt BE-së

16:55 | 15 Mars 2023

Rohde i ndjek takimet e Kurtit në Strasburg: Implementimi i marrëveshjës esencial për rrugën drejt BE-së.

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pas takimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur me deputet të Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës.

Rohde ka thënë se propozimi franko-gjerman ka edhe përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian.

Ai tutje ka shkruar se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për Aneksin e Implementimit është esenciale për të lëvizur drejt rrugës evropiane.

“Gjithashtu mbështetje e plotë për propozimin e BE-së nga Parlamenti Evropian.!Marrëveshja për zbatimin e aneksit nga Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër është thelbësore për të ecur përpara në rrugën evropiane”, ka shkruar Rohde.

Komento: