Çka po ndodh para kufirit të Maqedonisë?

18:35 | 06 Prill 2019

Para kufirit të Maqedonisë së Veriut presin për hyrje 1500 emigrantë.

Në kufirin me Maqedoninë e Veriut mbrëmë ka pasur mes 1200 dhe 1500 emigrantë.

Emigrantët janë nisur pas lajmi të rremë që u përhap në rrjetet sociale se është hapur marsh ballkanik deri në Evropë. Kjo thirrje i ka mobilizuar emigrantët që të drejtohen kah Selaniku, transmeton Fokus.mk.

“Bëhet fjalë për një grup prej 1200 deri 1500 emigrantë. Tani për tani kolegët grek po e kontrollojnë atë numër, por gjithsesi, ne kemi obligim që të jemi të përgatitur dhe ta rruajmë kufirin në rast të hyrjes eventuale në Maqedoni”, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Sot edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, theksoi se po vëzhgohet me shumë kujdes gjendja me kufirin.

Komento: