Nisim procedurat e shpronësimit të pronave që preken nga ndërtimi i rrugës Prishtinë-Podujevë

12:02 | 22 Mars 2023

Qeveria nis procedurën e shpronësimit të pronave që preken nga ndërtimi i rrugës Prishtinë-Podujevë.

Qeveria ka vendosur për fillimin e procedurës së shpronësimit të pronave që preken nga ndërtimi i rrugës nacionale Prishtinë – Podujevë.

Kryeministri Albin Kurti tha se nga ky vendim preken 18 zona kadastrale të Prishtinës dhe Podujevës, raporton Gazeta Express.

“Qeveria fillon procedurën e shpronësimit të pronave që preken nga ndërtimi i kësaj rruge për 18 zona kadastrale të Komunës së Prishtinës dhe Podujevës”, tha Kurti.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tregoi procedurat e përcaktuara.

Komento: