Humolli tregon pse u ul ndaras nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes

14:47 | 22 Mars 2023

Fatmir Humolli tregon pse u ul ndaras nga Grupi Parlamentar i VV-së.

Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Fatmir Humolli, është deklaruar lidhur uljen e tij ndaras nga Grupi i Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Humolli ka njoftuar se ka vepruar atë që e kishte paralajmëruar që moti.

“Unë nuk kam qenë anëtar i LVV-së dhe sot jam larguar nga grupi i deputetëve te shumicës ashtu siç e kam paralajmërua bukur moti”, ka thënë ai.

Ai përmendi edhe rrëzimin e Qeverisë nëse, sipas tij, dikush ka ide më të mirë në lidhje me marrëveshjen me Serbinë.

“Prej sot nuk jam pjesë e grupit të Vetëvendosjes. Kam qenë i pavarur gjithë edhe nga mendimet e këto, nuk kam nevojë me ia komuniku këtë vendim kryeministrit se nuk e kam marrë besimin prej tij, po prej qytetarëve. Ndoshta ka mundësi që i ndihmoj grupit të shumicës duke u larguar. Këso gabime kanë bërë edhe Rugova edhe Hashimi që kanë biseduar me një shtet kriminal që ka bërë krime kundër vendit tonë dhe kanë pranuar të bisedojnë me ta. Në qoftë se ofrohet një ide më e mirë edhe se e Vetëvendosjes edhe duhet me u rrëzu Qeveria”.

Komento: