Keni bërë plane për të dielën? Shikoni fillimisht parashikimin e motit

00:22 | 07 Prill 2019

Parashikimi i motit për të dielën.

Edhe të dielën pritet të mbretërojë mot kryesisht i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Sipas njoftimit, të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët ndërkaq në pjesën perëndimore, jugore dhe jugperëndimore priten riga të dobëta shiu.

Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 18 gradë celsius.

“Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, por ato do të mbesin me të njëjta amplituda me ditët e fundit. Duke i marr parasysh këto luhatje të masave ajrore dhe gjendjes së përgjithshme meteorologjike, vlerat e cilësisë së ajrit do të jenë në kufijtë e shëndetshëm. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8m/s”, ka thënë IHMK.

Ndërkaq, IHMK thotë se javën e ardhshme pritet të ketë reshje më të theksuara të shiut dhe ulje të temperaturave.

Komento: