Bëhni gati! Kosovën e pret një vikend i vështirë

23:54 | 14 Dhjetor 2018

Keni bërë plane për këtë vikend.

Së pari bëni mirë ta shihni se ҫfarë moti do të mbrëtërojë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu e bore, derisa dita e diele parashihet të jetë më e ftohtë në dy vlerat e temperaturave ekstreme dhe me reshje bore.

“Vazhdon situata meteorologjike të mbetet jostabile. Kjo si pasojë e masave të ajrit të ardhura nga të dy anët e kontinentit, verilindja dhe juglindja.

Dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu e bore, derisa dita e diele parashihet të jetë më e ftohtë në dy vlerat e temperaturave ekstreme dhe me reshje bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHMK.

Komento: