Haradinaj në SHBA, mori pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë

10:45 | 07 Prill 2019

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës ka qëndruar në SHBA.

Gjatë kësaj vizite ai ka marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Haradinaj ka deklaruar se ishte shumë i nderuar të jetë pjesë e komunitetit katolik shqiptar “Shën Pali” në Amerikë.

“Shumë i nderuar të isha në mesin e komunitetit Katolik Shqiptar “Shën Pali” në Detroit dhe shqiptarë të të gjitha trojeve tona, në shënim të 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë dhe Ditës së flamurit të Dedë Gjo Lulit, një prej ngjarjeve më krenare të historisë së lëvizjes shqiptare për liri e mëvetësi kombëtare. Malësorët krenarë në Amerikë, nuk harruan në asnjë çast kush janë e nga vijnë. Në kohështrirje të ndryshme, me dijen dhe atdhedashurinë e tyre, i kanë dhënë krah tërë trojeve shqiptare, duke u ngritur njëkohësisht në shoqërinë amerikane dhe kjo është garancë e thellimit të miqësisë së përhershme me ShBA-në”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: