U vodhën shumë para në bankë, dalin pamjet pas hedhjes së eksplozivit

14:19 | 07 Prill 2019

Në mëngjesin e sotëm është grabitur një bankë në Prishtinë.

Sot në orët e hershme të mëngjesit, një degë e bankës TEB është grabitur nga katër persona.

Nga informacionet e para të policisë, dyshohet se ata fillimisht kishin hedhur eksploziv.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë se janë vjedhur një shumë e konsiderueshme parash.

Nga pamjet e publikuara, shihet se janë shkaktuar dëme të mëdha në ambientet ku është hedhur eksplozivi.

Komento: