Dy vdekje të dyshimta, një burrë dhe një grua gjenden pa shenja jete – policia nis hetimet

10:17 | 31 Mars 2023

Një person ka vdekur në Prishtinë, derisa ishte duke qëndruar me vëllain dhe shokun e tij.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen, derisa trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Prishtinë 30.03.2023 – 14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë deri sa ishte me vëllain dhe shokun e tij, ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, njofton Policia.

Një vdekje e dyshimtë po ashtu ka ndodhur edhe në Obiliq ku një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Trupi është dërguar në IML për obduksion.

“Një femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Komento: